IuteCredit është themeluar në vitin 2008 dhe është një kompani lider Evropiane e financave personale me bazë në Talin (Estoni). AS IuteCredit Europe është një holding e specializuar në dhënien e kredisë personale nëpërmjet filialeve të saj, që përdorin kapital të vetë dhe kapital huaje. Sot, IuteCredit Europe operon nëpërmjet 5 filialeve në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë.IuteCredit Albania ShA, licensohet nga Banka e Shqipërisë më 31 Mars 2015. Disa nga produktet e ofruara nga IuteCedit Albania janë: Kredi për biznese të vogla (e re), kredi në para, kredi për makina dhe produkte të tjera të përdorimit të përditshëm. Pikat tona të forta janë qëndrueshmëria dhe thjeshtësia, produktet transparente dhe të qënurit të pranishëm gjithmonë dhe kudo për të gjithë klientët tanë.IuteCredit Albania aktualisht operon në Shqipëri përmes 14 degëve, zyrat e Postës Shqipëtare, zyrat e Easy Pay, Western Union dhe me më shumë se 1,000 pika shitjesh (shitës me pakicë).Që nga Prilli 2015, IuteCredit Albania i besojnë më shumë se 250,000 klientë, të sherbyer nga një ekip 139 personash duke përfshirë menaxhimin dhe ekipin e shërbimit të klientit.