Construction - Prishtina, ,
Tregimi ynëSi kompani, Al Trade ka filluar veprimtarinë biznesore me orientim në furnizime të materialit ndërtimor. Pas një suksesi të madh gjatë viteve në biznes në fushën e furnizimit me material ndërtimor duke u nisë nga një bashkëpunim i suksesshëm edhe me partnerë tjerë si Agjensioni Evropian për Rindërtim, shoqatat e ndryshme jo-qeveritare dhe humanitare si dhe institucionet vendore e ndërkombëtare arriti deri te një pike ku është tani me projekte madhështore. Është një kompani e cila vazhdimisht zgjerohet dhe sfidon pritjet e praktikës multidisiplinare të projektimit, inzhinierisë, pasionit, dhe ndërtimtarisë. Portfolion e tyre mund ta shihni në qytetin e Prishtinës¸ Fushë Kosovë dhe në Drenas, tani të mbushura me plot banorë të lumtur. Me punë të palodhshme dhe disiplinë Al Trade Center shpreson që t'inspirojë gjenerata të reja. Mbi të gjitha kjo kompani gjithashtu përfshihet në aktivitete të ndryshme, kampanja CSR që t'ju ndihmojë qytetarëve dhe vendit urbanistik për të sjellë ndryshime positive në shoqëri, të nxitë vetdijësimin për pastërtinë dhe kujdesin ndaj ambientit, dhe ndryshimeve sociale dhe mendjesisë.
reCAPTCHA
Outlook
Facebook Widget
Cloudflare DNS
CloudFlare Hosting
Google Analytics