Management Consulting - Tirana, Tirana County, Albania
"Albanian Institute of Internal Auditors" është një shoqatë profesionale që ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e profesionit të auditimit të brendshëm në Shqipëri dhe në Kosovë. Gjithashtu, ajo ka për qëllim të ndërtojë një platformë të dedikuar edukimit dhe progresit të audituesve të brendshëm dhe individëvë të ndryshëm të interesuar në praktikat profesionale të auditimit të brendshëm.AIIA zhvillon veprimtarinë e saj nën mbikqyrjen dhe bashkëpunimin e Institute of Internal Auditors, një organizatë ndërkombëtare me më shumë se 190.000 anëtarë në të gjithë botën dhe e njohur si zëri global i profesionit të auditimit të brendshëm. Misioni i Institutit është të nxisë evidentimin, njohjen dhe vlerësimin e auditimit të brendshëm nëpërmjet:• Shpërndarjes dhe komunikimit të një Kodi Etike dhe të Standardeve efikase profesionale, që përbëjnë pika referimi të vlefshme dhe të sigurta për gjithë profesionin;• Kërkimit, nxitjes dhe shpërndarjes së njohurive dhe informacioneve lidhur me Auditimin e Brendshëm, Qeverisjen e Organizatës, Administrimin e Rrezikut dhe Kontrollin e Brendshëm,• Realizimit të formimeve profesionale të audituesve të brendshëm nëpërmjet organizimit të kurseve të trajnimit profesional me njohuri bazë, nëpërmjet seminareve me nivel të avancuar studimesh të thelluara si dhe nëpërmjet publikimit të materialeve të përshtatshme informative;