Publishing - , ,
Contrast Design & Publishing u krijua në vitin 2008 në Mbretërinë e Bashkuar nga një studente e sapodiplomuar në Akademinë e Arteve të Cumbria-s, universitet ky me një histori suksesi që prej 1822-shit. Në vitin 2010, Contrast Design & Publishing hyri në mënyrë konkurrente në tregun shqiptar duke e zgjeruar stafin e tij me të rinj e të reja që me pasionin e tyre për artin e publikimeve bëjnë të mundur realizimin në kohë e në cilësi të projekteve që na besohen çdo ditë nga klientët tanë. Contrast ideon dhe punon që njerëzit të dashurohen me produktet dhe shërbimet tuaja. Ne besojmë me pasion që me fuqinë e ideve mund të diferencojmë dhe të motivojmë për një botë më të mirë. Portofoli ynë krijues pasqyron bindjen tonë që një dizajn i mirë nuk mund të jetë i tillë pa pasionin, inteligjencën dhe angazhimin personal, prandaj dhe secili në ekipin tonë është "mbret" në profesionin e tij. Ka mijëra mënyra për ta bërë botën një vend më të mirë. Ne zgjedhim 1: të shkëlqejmë në atë që duam, dhe dimë të bëjmë më mirë.
Amazon AWS