Computer Software - Pristina, ,
DataLab d.o.o. është krijuar nga Andrej Mertelj dhe Tomaž Teyrovsky me 9 Shtator, 1997, si kompani e zhvillimit te softuerit per NVM. Ata vendosën të krijonin kompaninë e re pasi qe kompania Gekko d.o.o. bankrotoi, ku të dy ishin të punësuar ndersa Andrej ishte edhe partner. Gekko ishte kompani që kishte një rrjet të madh të dyqaneve të kompjuterëve dhe ishte e dyti nga brendet më të fuqishme të kompjuterëve (sipas PowerPlus) në Slloveni. Rënia e kompanisë ishte si rezultat I paqartësive në operimin e biznesit si mungesë e mirëmbajtës së duhur të IT-së. Qëllimi i Andreit ishte i qartë: Asnjë ndërmarrës nuk duhet të braktisë ndërmarrjen e tij si rezultat i zgjedhjes së gabuar të softuerit. ‘Kthimi i të dhënave në Profit' ka qenë moto e Datalab që nga fillimi, dhe shumë qartë pasqyron misionin e saj – të ndihmoj kompanitë të gjenerojnë përfitime më të mëdha nga bizneset e tyre duke përdorur Teknologjinë informative. Ne besojmë se IT është vegla e vetme që ndihmon kompanitë të arrijnë rezultate te prekshme (rritje të profitit) dhe jo të përfundojnë të bankrotuara.Puna ekipore e tre njerëzve vuri themelet e HERMES, një aplikacion tradicional në të cili është i bazuar ERP Pantheon. Duke vazhduar me rritje graduale të zhvillimit të softuerit përmes zhvillimit të saj dhe mirëmbajtës, u vë në dukje se qëllimet tona mund të arrihen nga një rrjet i gjerë i përdoruesve. Implementimi dhe përkrahja bëheshin shumë e më shumë si ngarkesë, dhe kompania pati nevojë të fokusoj aktivitetet e saj. Në vitin 2000, u krijuar Rrjeti i Partnerëve të Datalab: partnerët merren me shitjen, implementimin, dhe përkrahjen, ndërsa Datalab zhvillon softuerin dhe koordinon aktivitetet e partnerëve. Sot është njëra nga kompanitë me rritjen më te shpejtë në Evropën Juglindore. Organizata rezultoi në aktivitete më të fokusuara dhe procese të qarta të biznesit në rrjetin e rritur të partnerëve.
WordPress.org
Google Tag Manager
Google Font API
OpenSSL
Mobile Friendly
YouTube