Higher Education - Tirana, Tirana, Albania
Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në informatikë, matematikë, fizikë, kimi, kimi ndustriale, biologji, bioteknologji. FSHN është gjithashtu institucion i rëndësishëm për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në lëndët mësimore të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe informatikës në gjithë sistemin e shkollave të mesme në Shqipëri. FSHN ka një staf akademik të brendshëm prej mbi 181 punonjësish, prej të cilëve mbi rreth 80 profesorë ose profesorë shoqërues. Ai drejtohet nga Dekani, i zgjedhur nga votimi i drejteperdrejte i stafit akademik, jo akademik dhe studentet.