Arts & Crafts - Prishtina, ,
Jeta moderne ka bërë që t'i zhvillojmë gjërat brenda një dinamike të paparë. Koha shkon shpejtë dhe kjo na jep ndjesinë që brenda një viti kemi bërë shumë pak, por nëse jemi treguar të kujdeshëm dhe kemi ndërtuar imazhe që na kthejnë në mënyrë kronologjike nëpër gjërat që kemi përjetuar, atëherë kjo nuk ka të paguar.Momentet tona më të bukura në ditë të veçanta si: ditëlindje, fejesa, martesa, lindja e fëmijës dhe çdo gëzim tjetër mund të përmblidhet brenda faqeve të Fotolibrit. Koncepti i sinkronit të fotografive me përshkrimin që u bëhet atyre, përbën gjithë bukurinë e Fotolibrit, ngase kjo do bëj që gjërat ti kujtoni më mirë dhe të ndjeni më shumë nostalgji.A nuk është bukur të keni pjesë të jetës suaj në librin e mbushur me fotografi. A nuk është bukur ti mbani të arkivuara vitet tuaja më të bukura të jetës dhe në momente të caktuara ti shfletoni dhe me ndihmën e Fotolibrit të kujtoni edhe detajin më të vogël. Ja pse shërben Fotolibri, që e tashmja të mësoi për të kaluarën dhe e kaluara të ndihet krenare me të tashmen.