Primary/secondary Education - Lipljan, ,
Gjimnazi Cambridge ka një qasje unike për edukimin e fëmijëve. Kemi shkollën me katër nivele të shkollimit: Parafillor; Fillor; Mesëm i ulët dhe Mesëm i lartë, udhëhequr nga një ekip e përkushtuar, me klasë të vogla aq sa të mbajnë një atmosferë familjare. Kjo u jep mundësi stafit dhe mësimdhënësve të njohin mirë nxënësit e tyre dhe me sukses t'i përcjellin përmes secilës fazë të formësimit të tyre. Arsimi i mirë ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe produktive midis mësuesve dhe nxënësve, dhe mes vetë nxënësve. Rezultatet tona janë testament për këtë qasje. Ne sigurohemi që prindërit e nxënësve tanë të jenë të informuar vazhdimisht dhe të kenë mundësi të jenë të përfshirë ngushtë në udhëtimin arsimor të fëmijëve të tyre. Kjo është e rëndësishme për suksesin dhe lumturinë e tyre.