Oil & Energy - Durrës, , Albania
Kastrati është lider në tregtimin e hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë në Shqipëri. Në 25 vite Kastrati është zgjeruar në mënyrë konstante dhe të vazhdueshme dhe ka fituar besueshmërinë e konsumatorëve shqiptarë dhe jo vetëm. Kompania numëron mbi 150 pika karburanti në të gjithë Shqipërinë dhe ofron cilësi të pakrahasueshme të karburanteve premium në treg. Që nga fillimet e saj, Kastrati ka krijuar një reputacion të konsoliduar për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara, falë korrektësisë dhe investimeve të suksesshme. Kastrati në planin afatgjatë, përmes rritjes së qëndrueshme dhe investimeve të vazhdueshme, synon që të jetë lider në tregun rajonal dhe atë ndërkombëtar të energjisë.