Nonprofit Organization Management - Prizren, ,
IDEA është një organizatë joqeveritare që e ka njeriun në qendër të vëmendjes dhe që si synim ka rrugën me filozofinë sipas së cilës çdo gjë është për njeriun.Shenjester kryesore e kesaj organizate është rinia.IDEA që synon rrugën me këtë filozofi, assesi s'do të bëjë ndarje fetare, gjuhësore, racore dhe gjinore.IDEA është një organizatë vullnetare që është themeluar me qëllim që të përgatis gjenerata të dobishme për shoqërinë. Qëllimi më i madh i IDEA-së është që t'ia tregojë rrugën gjeneratës së re e cila ka mbetur pa qëllim. Për t'i realizuar të gjitha këto qëllime IDEA e ka ndërtuar strukturën e vet, kjo strukturë i ka caktuar kufijtë e brendshëm dhe do t'i vazhdojë punimet brenda këtyre kornizave. IDEA, siç bëhet e ditur edhe në emrin e saj është një mendim. Në këto ditë kur Kosova është pa alternativa, kur është me një strukturë politike dhe një shoqëri civile të varfër prej prodhimit të alternativave, qëllimi ynë është që Kosovës t'i prezantojmë ide të reja dhe të prodhojmë zgjidhje për problemet e shoqërisë. IDEA niset nga botëkuptimi se ç'bëra unë për shtetin dhe shoqërinë time e jo ç'bëri shteti për mua. IDEA është emri i një sistemi të ri të mendimit në Kosovë. Sepse kemi shumë nevojë për këtë, përndryshe shoqëria nuk mund të del nga kjo gjendje në të cilën është. Organizimi