Nonprofit Organization Management - , ,
Qendra Rinore "Epoka e Re" organizon aktivitete dhe ofron shërbime për të rinj të moshës 14 – 29 vjec. Qendra është hapur në vitin 2005 me qëllim kryesor adresimin e nevojave të të rinjve pranë qeverisë lokale, fuqizimin e tyre për të ndërmarrë aktivitete dhe për t'u vetëorganizuar, në mënyrë që të bëhen një pjesë aktive në komunitet.Qëllimi i organizatës është mbështetja e procesit të ndryshimeve sociale, zhvillimit, progresit demokratik dhe përmirësimit të jetës së komunitetit, nëpërmjet bashkëpunimit me të rinjtë.Qendra Epoka e Re mbështet dhe Parlamentin Rinor Fier si një strukturë që promovon pjesëmarrjen dhe rëndësinë që kanë të rinjtë në proceset vendimarrëse dhe në hartimin e politikave për të rinjtë.Misioni i Qendrës Rinore:Zhvillimi i nje ambienti demokratik dhe civil, në të cilin të rinjtë të jenë element kyc në vendimmarrje, në proceset e zhvillimit dhe proceset e shoqërise civile ku ata bëjnë pjesë.Programi dhe Politikat e Qendrës: Për të realizuar objektivat që dalin nga ky mision, qendra rinore ka operuar me 5 programe që në fokus kanë:Politikat rinore,Edukimi joformal,Pjesëmarrja dhe integrimi i rinisë,Edukimi shëndetësor dhe parandalimi,Të rinjtë dhe gratë në vendimarrje.Qëndra Rinore "Epoka e Re" është i vetmi mjedis ku të rinjtë kanë mundësi të zhvillojnë aktivitete argëtuese, krijuese dhe edukuese.
Google translate widget
Apache
Google Font API
Mobile Friendly
YouTube