Hospital & Health Care - , ,
FONDACIONI "ZOJA E KESHILLIT TE MIRE"Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë (ZKM) është një subjekt juridik i së drejtës shqiptare, i themeluar në 1993 nga Kongregata e Bijve të Zojës së Papërlyer (CFIC). QENDRA E REHABILITIMIT DHE MJEKESISE SPORTIVEJemi Qëndra e parë në Shqipëri ku shërbimet e fizioterapisë ofrohen që nga viti 1990. Vizioni ynë është që të shtojmë shërbimet tona fizioterapeutike dhe mbi të gjitha ti ofrojmë ato me cilësinë e duhur, gjithmonë duke vënë në plan të parë shëndetin e pacientit. Stafi ynë dallohet për eksperiencën e lartë në fushën e rehabilitimit dhe mbi të gjitha është kualifikuar në mbështetje me Sistemin Italian Universitar në fushën e Fizioterapisë. POLIAMBULANCA "AT LUIGJI MONTI"Një spital lind gjithmonë nga Poliambulanca: mund të themi të njëjtën gjë në rastin tonë. Struktura e re spitalore në "Rruga e Durrësit" do të plotësojë projektin fillestar, i përbërë nga Ambulatori "At Luigji Monti" në "Rruga e Kavajës", në qendër të qytetit të Tiranës. Poliambulanca ofron shërbim të kualifikuar diagnostikimi dhe terapie, falë bashkëpunimit të specialistëve të ndryshëm.KLINIKA STOMATOLOGJIKEKlinika Stomatologjike e pozicionuar brenda kompleksit spitalor Zoja e Keshillit te Mire perbehet nga 12 salla te pajisura me poltrone te cilat plotesojne nevojat e pacienteve te kesaj klinike. Keto pajisje jane te teknologjise se fundit, te cilat permbajne turbina, mikromotore me fibra optike, si dhe pajisje te specializuar te ultra tingujve.