Government Administration - , ,
Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit FAF Sh.a është Subjekt Financiar Jobankë që jep kredi direkt Individëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në zonat gjysëm urbane dhe urbane të Shqipërisë, rurale dhe të disfavorshme, të cilat në shumicën e rasteve janë të paarritshme prej bankave.\FAF sh.a. krediton kryesisht ato ndërmarrje private të cilat janë fitimprurëse dhe të qëndrueshme që me aktivitetin e tyre ndihmojnë dhe kanë impakt pozitiv në zhvillim, krijojnë vende pune dhe tregje të sigurta, duke u perpjekur të reduktojnë varfërinë në këto zona dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës së tyre.\FAF sh.a. trashëgoi aktivitetin e Fondacionit FFZM, në zbatim të Strategjisë "Për shndërrimin e ‘Fondit të Financimit të Zonave Malore – FFZM', e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 904, datë 7.06.2008, duke konsoliduar më tej misionin e FFZM-së. FAF sh.a. në përputhje me strategjinë e miratuar, është një shoqëri me pronësi shtetërore e hapur ndaj çdo investitori të mundshëm strategjik, me një kapital në fund të muajit dhjetorit 2012 prej 1,193,461,181 Lekë.\FAF sh.a. si një shoqëri me mision të orientuar, ka portofol të mirë aktivesh cilësore dhe të qëndrueshme, duke zhvilluar me sukses kredidhënien në 26 degë dhe 1 zyrë apo në 85% të gjithë territorit të Shqipërisë.\FAF Sh.a. ka një histori vetëmjaftueshmërie financiare efektive për një nivel të pranueshëm rreziku.