Fondacioni Arsimor Shqiptar u themelua më 07.07.2011, si person juridik, i cili funksionon si organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare në përputhje me Statutin e tij dhe Legjislacionin Shqiptar. Ky fondacion ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore pa dallime raciale, besimi fetar, bindje politike, gjinie dhe origjine etnike. Kjo nismë e re u realizua si rezultat i vizionit largpamës të një grupi intelektualësh të mirënjohur dhe biznesmenësh shqiptarë të suksesshëm, të cilët ndajnë pasionin dhe ëndrrën e ndryshimit të jetës së rinisë shqiptare duke u ofruar atyre mundësi të ndryshme për zhvillim dhe fromim të arrirë professional dhe shoqëror. Raison d'etre i Fondacionit Arsimor Shqiptar është të mbështesë dhe të promovojë një transformim të vazhdueshëm të shoqërisë drejt vlerave universale.