Union Financiar Tiranë është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995. Me shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe të besueshme UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 25 viteve të aktivitetit tonë në Shqipëri, kemi mundësuar ngritjen e rrjetit më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Me mbi 600 agjenci Unionnet - Western Union ne mundësojme kryerjen e të gjitha pagesave vetëm në një sportel. Stafi ynë profesional e i devotshëm është në shërbimin tuaj çdo ditë të javës me orare të përshtatshme.