Kompania Alb-Erk, është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri për tregëtimin e kafesë së pa përpunuar. Rrugëtimi ynë ka filluar prej më shumë se 15 vitesh, për të sjellë në tregun shqiptar direkt nga vendet prodhuese, kafetë më cilësore me shije dhe aroma karakteristike. Drupa caffe lindi si nevojë për të vënë në jetë eksperiencën e fituar në gjithë këto vite, ku bashkohen teknikat e përzjerjes së kafeve të papërpunuara, ato të pjekjes dhe ekstraktimit duke shprehur gjithë eksperiencën tonë në një filxhan kafe.