Eco Market, pjesë e grupit më të hershëm të biznesit shqiptar "Aiba Group", pas viteve '90-të, ushtron aktivitetin në sektorin e pakicës prej vitit 2013 dhe sektorit të shumicës së mallrave ushqimorë prej vitit 2009. Rrjeti "Eco Market", sot përbëhet nga 24 markete në shërbim të klientëve; në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Gjiri i Lalzit dhe Sarandë. Përveç marketeve standarde, "Eco Market" ofron shërbimet e tij në formatin "express" në rrjetin e karburanteve "Gega Oil".