Director of Social Inclusion and Gender Equality at Ministry of Social Welfare and Youth - Tirana, Tirana, Albania
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka si mision garantimin e tё drejtave kushtetuese për mbrojtje dhe pёrfshirje sociale, arsim dhe formim profesional, punësim tё sigurtë e të denjë, sigurim shoqëror, pёrkujdesje sociale dhe shanse të barabarta, garantimin e pjesёmarrjes sё tё rinjve nё jetёn sociale dhe forcimin e bashkёpunimit me partnerët sociale, garantimin e lirisë së besimit fetar, barazinë e bashkësive fetare, mbështet mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare. Ministria e Mirëqёnies Sociale dhe Rinisë ushtron veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës: zhvillimin e politikave shtetërore në fushën e punësimit, arsimit dhe formimit profesional, emigracionit dhe imigracionit të punës, marrdhënieve të punës, inspektimit, sigurisë dhe shëndetit në punë; zhvillimin e politikave dhe monitorimin e politikave, legjislacionit, aktiviteteve që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, si dhe procesin e koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore me vendet e tjera, mbrojtjen, promovimin, integrimin dhe pёrmirёsimin e vazhdueshёm tё mirёqenies sociale sё individёve, familjeve dhe komuniteteve nё nevojё; zhvillimin e politikave pёr adresimin e çёshtjeve tё dhunёs me bazë gjinore, tё abuzimit ndaj fёmijёve, grave dhe grupeve tё tjera, barazinё gjinore, mbrojtjen e tё drejtave tё fëmijёve, mosdiskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual, aftёsisë sё kufizuar, etnicitetit dhe minoritetit; zhvillimin e politikave dhe modeleve për ndihmën dhe shërbimet shoqërore alternative për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike; hartimin dhe rishikimin e standarteve pёr shёrbime tё ndryshme shoqёrore dhe inspektimin e tyre pёr garantimin e njё shёrbimi cilёsor; bashkërendon marrëdhëniet me komunitetet fetare, shoqatat, fondacionet fetare ose humanitare-fetare.