Shoqëria "Kodra Bailiff Service" sh.p.k. është një shoqëri përmbarimore private që ushtron shërbimin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne ofrojmë shërbimin tonë për t'ju ndihmuar në ekzekutimin e titujve ekzekutivë në zbatim të aktivitetit tuaj.Shoqëria "Kodra Bailiff Service" sh.p.k. bashkëpunon me institucione, shoqëri tregtare dhe individë duke përmbushur misionin e ekzekutimit të të gjithë titujve ekzekutivë. Nga vlerësimi që na kanë bërë kemi rezultuar si shoqëria më e suksesshme për nga respektimi i procedurave dhe efektiviteti në ekzekutim. Bashkëpunimi me subjektet ka qenë ndër më të suksesshmit që ato kanë patur si sa i përket komunikimit të tyre me ne, po ashtu edhe të marrëdhënies tonë me debitorët. Sa i përket ekzekutimit të këtyre titujve ekzekutivë, efektiviteti ka qenë makismal.Sa i përket cilësisë juridike të punës zbatojmë në mënyrë rigoroze legjislacionin në fuqi. Duke qenë se shërbimi përmbarimor është një shërbim publik, edhe pse i organizuar në formën e shoqërive tregtare, etika në nivelet më të larta është pjesë e të gjithë veprimtarisë tonë si me kreditorët ashtu edhe me debitorët dhe palët e treta.