Higher Education - Tirana, Tirana, Albania
Kolegji Universitar Bedër, u çel në prill të vitit 2011 me kërkesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe vendim të Këshillit të Ministrave nr.286, datë 6.4.2011, me anë të të cilit u miratua dhënia e licencës për ushtrimin e aktivitetit si institucion i arsimit të lartë. Kolegji Universitar Bedër administrohet nga Fondacioni "Hafiz Ali Korça", fondacion i cili është themeluar po nga KMSH-ja me qëllim të posaçëm administrimin e këtij institucioni të arsimit të lartë. Bedër ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Kolegji Universitar Bedër ka 2 fakultete dhe 6 departamente, të cilat ofrojnë 9 programe studimi të nivelit bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe profesionale; gjithashtu dhe 9 programe studimi të nivelit të dytë, master shkencor dhe master profesional.Bedër është institucion jofitimprurës, i cili synon të përgatisë brezat e rinj në arsimin e lartë jopublik në Shqipëri. Ky institucion është themeluar në statusin jofitimprurës dhe mbështet studentët e suksesshëm, të cilët duan të vazhdojnë studimet e larta pranë Bedër. Një grup shumë i rëndësishëm i studentëve janë përfitues nga fondi i bursave, të cilat janë katër lloje: ekselence, sociale, motivimi dhe talenti.
Outlook
Cloudflare DNS
Microsoft Office 365
CloudFlare Hosting